A do paraqitet nesër Kurti para Prokurorisë Speciale?
15 dhjetor 2024
| 23:41
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, që më 16 dhjetor 2024, në orën 09:30, të paraqitet në këtë institucion.
Kurtit pritet të dëshmojë për rastin e rezervave shtetërore, në të cilin janë të implikuar ministrja Rozeta Hajdari dhe afaristi Ridvan Muharremi.
Kjo ftesë i është dërguar kryeministrit Kurti që nga 12 dhjetori, por ende nuk dihet nëse ai nesër do ta paraqitet para Prokurorisë.
Kur është pyetur nëse do ta respektojë ftesën e institucionit, Kurti tha “jam me nxitim…”.
Mbetet të shihet nesër, nëse kryeministri do të shkojë për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit nga Prokuroria Speciale e Kosovës.