A do ta kalojë provimin para KPK-së bashkëshortja e Azem Hajdarit?
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari ka dalë sot para KPK-së. Detajet e mbarëvajtjes së seancës së vlerësimit i përcolli për “Balkanweb” gazetarja Klodiana Lala.
Ndërsa DSIK është shprehur se ka papërshtatshmëri për të vijuar detyrën si gjyqtare, pasi ka deklarim të pasaktë të pasurisë, gazetarja Lala tha se edhe fshehja e revokimit të vizës amerikane mund të sjellë shkarkimin e saj.Sipas raportimit, gjatë procesit të kontrollit të figurës, DSIK ka dalë në konkluzionin se zonja Hajdari ka bërë deklarim të pasaktë në formularin e vetëdeklarimit, duke fshehur faktin se i është revokuar viza amerikane.
Kjo e fundit ka deklaruar se revokimi i vizës nuk kishte ndodhur në momentin që ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit. Hajdari ka shtuar se nuk i është ndaluar hyrja në ndonjë vend të BE apo NATO.
“Më është kërkuar pasaporta dhe më është komunikuar se jam n proces vettingu ndaj më revokohet viza”, ka thënë ajo./BW/