A do ta lejojnë institucionet mbajtjen e provë-protestës të Vetëvendosjes
27 maj 2020
| 08:38
Rreth 3 500 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje (LV-së) pritet që të mblidhen në tre sheshet kryesore të Prishtinës, nesër.
Duke filluar nga ora 17:00 deri në orën 19:00 ata thuhet se do të realizojnë një ‘performancë’ në sheshet ‘Skënderbeu’, ‘Ibrahim Rugova’ dhe ‘Adem Jashari’.
“Në këtë organizim do të marrin pjesë rreth 3 500 persona, distanca mes pjesëmarrësve do të jetë dy metra dhe secili pjesëmarrës do të jetë i pajisur me doreza dhe maska”, thuhet në dokumentin e LV-së.
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë ndaluar tubimet me shumë njerëz për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit, megjithatë kjo protestë është paralajmëruar dhe nuk dihet ende nëse do të lejohet.