A do ta mbështesin partitë shqiptare në Maqedoni Nikolla Dimitrovin për president?!

22 shkurt 2019 | 12:18

Ish-kandidati presidencial Stevo Pendarovski dhe ministri aktual i jashtëm Nikolla Dimitrov janë kandidatët serioz në garën për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit. Njëri prej tyre do t’i hyjë garës presidenciale përballë kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska.
Dy kandidatët po zhvillojnë një fushatë indirekte duke lobuar tek partia shqiptare e koalicionit BDI, por edhe tek partitë e tjera, përfshirë ato të opozitës, informon INA.

Dimitrov dhe Pendarovski kanë figuruar edhe në anketat partiake të LSDM, që kanë rezultuar si kandidatët më të votuar. Partitë shqiptare ende nuk kanë një qëndrim të shprehur se për dy kandidatët. Mirëpo kreu i LSDM, Zoran Zaev që zhvilloi takime me partitë shqiptare me përjashtim të ASH-së, ka bërë të ditur se në lojë janë pesë kandidatë, për njërin prej të cilëve do të vendoset deri më 3 mars, kur mbahet edhe konventa partiake. Megjithatë deri atëherë nuk dihet se si ky kandidat do të jetë koncensual, në rast se vendoset në forumet partiake socialdemokrate.

BDI ka theksuar se po negociohet akoma në nivel të sekretarëve organizativ për një kandidat të pranueshëm, megjithatë sipas saj vendimet që do të sillen duhet të jenë në dobi të qytetarëve dhe të partive.

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti i pyetur për kandidaturën e Nikolla Dimitrovit, tha se nuk dëshiron tani të deklarohet për emra, se bëhen sondazhe të cilat duhet të japin njohuri më konkrete.

Ndërsa partitë tjera të koalicionit kanë theksuar se janë pro kandidatit të përbashkët për president.
“Ka frymë pozitive për kandidat të përbashkët të partive politike dhe kjo është gjë shumë e mirë”, kështu ka deklaruar pas takimit me kryeministrit Zoran Zaev, kryetari i Alternativës Afrim Gashit.
Kryetari i PDSH-së, theksoi se kandidati për president duhet të jet i Qeverisë që do të nënkuptonte vazhdimin e politikave të Qeverisë aktuale për normalizimin e situatës dhe institucioneve të sistemit.

“Nuk mund të themi për kandidat të veçantë për shkak se janë shumë parti në pyetje”, tha Thaçi.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dje pas takimit me kryeministrin dhe lider të LSDM-së, Zoran Zaevin deklaroi se, për partinë e tij mbetet e hapur mundësia për zgjedhjen e kandidatit të përbashkët. Kasami tha se më i rëndësishëm është personi i cili do të propozohet, por do të shqyrtohen më shumë opsione.
Nga ASH theksojnë se po shqyrtohet opsioni për një kandidat të përbashkët shqiptar me opozitën shqiptare.
“Gjithsesi procesi është në rrjedhë. Ne ndjekim se si zhvillohet situata në kampusin e shumicës. Votat shqiptare nuk duhet të rrjedhin në drejtim të kandidatëve të cilat dalin nga subjektet politike të Maqedonisë. Ne seriozisht mendojmë të kemi kandidatin tonë shqiptar, sepse shqiptarët meritojnë të votojnë për shqiptar”, deklaroi Sela.
Deri javën tjetër do të dihen kandidaturat për president të të gjitha partive dhe koalicioneve që do ti hyjnë garës presidenciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka bërë me dije…