A do ta përkrahë PDK-ja Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike?, të mërkurën mban konferencë Bedri Hamza
01 dhjetor 2020
| 21:30
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, nesër (e mërkurë, 2 dhjetor), nga ora 13:30, mban konferencë për medie në zyret e kësaj partie në Prishtinë.
Sipas burimeve të gazetës “Epoka e re”, PDK-ja do të japë përgjigje sa i përket përkrahjes apo jo të këtij projektligji.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë një konference për medie, ka thënë se ky projektligj do të votohet në ditët e ardhshme.
“Nuk mund të them se kur saktë, por jemi duke punuar dhe konkretizuar disa çështje. Besoj se ky proces do të përmbyllët së shpejti”, ka bërë me dije Hoti.