A do ta pranojë Meta vendimin e parlamentit për shkarkim? Ja përgjigjja e tij
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një intervistë për gazetën “Kathimerini” ka folur për ngjarjet e fundit politike në vend si dhe veprimet e parlamentit për shkarkimin e këtij të fundit.
I pyetur se nëse do të pranojë një vendim të parlamentit për shkarkimin e tij ai tha: “Kam bërë një betim sublim si President i Republikës për të respektuar dhe mbrojtur Kushtetutën e vendit tim dhe unë do t’i mbetem besnik atij premtimi deri në ditën e fundit në këtë zyrë. Çdo çështje që lidhet me aktet ose vendimet kushtetuese mund të gjykohet vetëm dhe veçanërisht nga Gjykata Kushtetuese, duke përfshirë këtu edhe dekretin e Presidentit të Republikës për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ose përpjekjet politike të shumicës qeverisëse për të shkarkuar Presidentin e Republikës”.