A do ta rikthejë Idriz Vehapi, PDK-në si partinë e parë në Rahovec?
Gara për deputet për të është sport i lehtë. Megjithatë, më i rëndë do të jetë suksesi në nivel komune për partinë e tij.
Ka pesë vite që PDK nuk di se çka është top treshja elektorale. Fiks periudhë e njëjtë sa në PDK nuk ka qenë prezent Idriz Vehapi.
Ikonë absolute dhe lider shpirtëror i një mase të pakufishme të votuesve të dikurshëm të PDK-së që gravituan nëpër parti tjera, Idriz Vehapi reprezenton shancin e ri për PDK-në që të rikthehet në piedestalin politik, e bashkë me të edhe personat që dikur militonin në këtë parti.
Idriz Vehapi garon për deputet me numrin 43 në listën zgjedhore të PDK-së, kurse pas tij janë edhe dy kandidatë të tjerë.
Për deputet, ne garantojmë se Idriz Vehapi nuk e ka problem – ai pritet të jetë në top 10she, kjo jo vetëm për shkak të përkrahjes së madhe që ai pritet të ketë në Rahovec, por edhe votave të shumta që do t’i marrë në rrethet e gjera ku ai ka ndikim si në Gjakovë, Klinë, Prizren, e oda dhe terrene pafund brenda komunës e jashtë komunës.
Për Idriz Vehapin nuk do të jetë problem hyrja në top 10she, por a do t’ia dalë që PDK-në ta kthejë në krye si partia numër 1 në Rahovec, kjo mbetet të shihet.