A do të bëhet Lëvizja Vetëvendosje parti në Shqipëri?
Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, në emisionin “Opinion” është pyetur nëse partia që ai përfaqëson do të bëhet faktor në Shqipëri, pas arrestimit që i është bërë dje atij nga policia.
“Ne jemi prezentë për çështje të cilat i konsiderojmë të rëndësishme”, tha fillimisht Abazi. “Nëse e keni fjalën për parti politike, kjo mbetet për t’u parë, kur të marrim vendimin do t’ua bëjmë publike të gjithëve”, shtoi Abazi.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk e ka mohuar e as pohuar asnjëherë nëse partia që ai e udhëheq synon të garojë në zgjedhje në Shqipëri dhe gjithmonë i është shmangur përgjigjes, duke këshilluar gazetarët që këtë pyetje t’ia bënin Boiken Abazit, pasi ai ka kompetenca dhe liri të vendosë, sipas Kurtit.
Zyrë të njëjta si në Shqipëri, Kurti synon të hapë në çdo shtet fqinj që ka popullsi shqiptare.