A do të bëhet Mustafa president? Haziri thotë se s’kanë tjetër kandidat, pos tij (Video)

27 tetor 2020 | 20:45

Koalicioni qeverisës e ka një telashe të madhe para vetes.

Ndonëse kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se në këtë parti asnjëherë nuk u bisedua që ata ta marrin postin e presidentit të Kosovës është zëvendësi i tij në parti, Lutfi Haziri, që thotë se nëse vjen situata deri këtu, atëherë LDK-ja e ka një kandidat për t’u bërë shef shteti e që është pikërisht Isa Mustafa, raporton “Klan Kosova”.

Ky zhvillim vjen në kohën kur partneri i koalicionit Ramush Haradinaj tash e sa muaj edhe zyrtarisht ka marr ‘aminin’ e partisë së tij Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që të jetë kandidat për president.

Megjithatë nga LDK-ja kanë bërë me dije se ata nuk kanë vota për Haradinajn në krye të Kosovës, sepse ky post nuk është në marrëveshjen qeverisëse.

Me afate kushtetuese, Kosova duhet ta ketë presidentin e ri deri më 7 mars 2021, tridhjetë ditë para se t’i përfundojë mandati kryetarit aktual të Kosovës Hashim Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu përmes një postimi…