A do të bëhet president i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi?
Analistët politik në Shkup nuk përjashtojnë mundësinë e dështimit të zgjedhjeve për shkak të mosarritjes së cenzusit dhe se me këtë skenar, kryeparlamentar Talat Xhaferi në bazë të Kushtetutës, do të jetë presidenti i përkohshëm i vendit, deri në zgjedhjet e reja.
Ndryshe në nenin 82 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut thuhet se, në rast të vdekjes, dorëheqjes, pamundësisë së përhershme që ta ushtrojë funksionin ose ndërprerjes së mandatit sipas fuqisë së Kushtetutës, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Republikës, funksionin e Kryetarit të Republikës e ushtron Kryetari i Kuvendit. Në kushtetutë thuhet se kur Kryetari i Kuvendit e ushtron funksionin e Kryetarit të Republikës, ai merr pjesë në punën e Kuvendit pa të drejtë vendosjeje.