A do të dalin pagat e dhjetorit me rritje? Flasin nga Ministria e Financave

09 dhjetor 2019 | 15:31

Ministria e Financave do të bëjë ekzekutimin e pagave të dhjetorit me rritje për sektorin publik, ashtu siç është paraparë me Ligjin për pagat.

Lajmin e ka konfirmuar Muharrem Shahini nga Zyra për Informim e Ministrisë së Financave.

“Për zbatimin e Ligjit për pagat janë bërë përgatitjet për të filluar implementimi i tij në muajin dhjetor. Mjetet financiare janë në buxhet, masa e pagave e buxhetuar është mëse e mjaftueshme për mbulimin e kësaj kostoje financiare”, ka thënë Shahni për “klankosova.tv”

Nga kjo ministri është bërë me dije se përkundër se Ligj për pagat është dërguar në Gjykatën Kushtetuese javën që e lamë pas, kjo nuk do të ndikojë në ndryshim të tij deri në një vendim nga kjo gjykatë.

“Nëse Ligji për pagat dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, atëherë deri në marrjen e vendimit nga kjo gjykatë, Ligji aktual është në fuqi dhe nuk e pengon implementimin e tij, nga ana e Ministrisë së Financave”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica…