A do të dënohet Trump? Nis gjyqi historik kundër ish-presidentit amerikan
Ish-presidenti amerikan del para gjyqit. Donald Trump akuzohet për 34 shkelje për falsifikimin e të dhënave të biznesit të tij në shkallën e parë. Prokurorët thonë se Trump falsifikoi rekordet në mënyrë që të fshihte një shkelje penale dhe për të fshehur informacionin dëmtues gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016.
“Nën ligjin e shtetit të Nju Jorkut është një shkelje të falsifikosh rekordet e biznesit me qëllim për të mashtruar dhe kryer një tjetër krim. Prandaj po bëhet kjo çështje”, tha Alvin Bragg, prokuror i Manhattan.
Trump nuk pranon fajin dhe mohon pretendimet. “Ky nuk është rasti!” tha ish-presidenti. Prokurorët thonë se Trump u përpoq të mbulonte pagesat ndaj pornostares Stormy Daniels, me të cilat bleu heshtjen e saj për lidhjen jashtëmartesore që patën në vitin 2016, por që Trump e mohon.
Prokurorët pritet që argumentojnë se e gjitha ishte pjesë e një skeme më të madhe për të ndikuar zgjedhjet e 2016-ës. Qindra banorë në Nju Jork do të kërkojnë rolin e gjykatësit, por përzgjedhja e gjykatësve popull nuk do të jetë e lehtë.
12 burra dhe gra, plus 6 të tjerë do të vendosin fatin e Trump. Gjykatësit popull do tu përgjigjen 42 pyetjeve, teksa të dyja palët përpiqen të zbulojnë shenja anshmërie, prokurorët dhe mbrojtja dëshirojnë të mësojnë se ku I marrin lajmet gjykatësit, apo nëse kanë punuar ndonjëherë në organizatën Trump.
Ata do të pyetën nëse mbështesin apo janë anëtarë të Proud Boys apo ndonjë grupimi tjetër. Në gjyq do të merren në pyetje dëshmitarë, përfshirë Michael Cohen, Stormy Daniels dhe ish anëtar të stafit të Shtëpisë së Bardhë.