A do të fillojë me kohë viti i ri shkollor?

29 gusht 2019 | 16:34

Autoritetet kompetente të arsimit në Kosovë, kanë thënë se janë krijuar kushtet që më 2 shtator të fillojë viti i ri shkollor 2019/2020.

Viti i fundit shkollor, ishte karakterizuar me grevën më të gjatë të mbajtur në arsim, që solli si pasojë humbjen e 15 ditëve të rregullta të mësimit për nxënësit e nivelit fillor dhe të mesëm në gjithë Kosovën.

Por, edhe më 2 shtator, pavarësisht deklaratave të Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Arsimit se mësimi do të fillojë pa ndonjë shqetësim të veçantë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar reagim nëse nuk zgjidhet problemi i mbylljes së disa shkollave në Komunën e Kamenicës.

Për shkak të këtij problemi, në këtë komunë, mësimi mund të mos fillojë më 2 shtator, por nëse autoritetet përgjegjëse nuk gjejnë zgjidhje, sipas kryetarit të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj, mund të vihet në pikëpyetje mbarëvajtja e mësimit në gjithë Kosovën.

Jasharaj, në një bisedë për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se nëse plani i Komunës së Kamenicës zbatohet për mbylljen e shkollës, greva do të përshkallëzohet në gjithë territorin e vendit.

Ai ka deklaruar se si pasojë e këtij vendimi të Komunës së Kamenicës, shumë mësimdhënës mund të mbesin pa punë.

“Mësimdhënësit e Kamenicës do të fillojnë me grevë të përshkallëzuar, pastaj në ditën e dytë (3 shtator) do të ketë grevë dy orë, për t’i dhënë një javë kohë kryetarit të Kamenicës (Qëndron Kastrati) që bashkë me institucionet tjera të mendojnë dhe të tërheqin vendimin për mbylljen e shkollave, në emër të një reforme, siç po e quan ai”, ka thënë Jasharaj.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/viti-i-ri-shkollor-arsimi-greva/30136233.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i meshkujve në beach volley ka mbyllur sot garat…