A do të fillojë mësimi në komunën e Prishtinës, flet Shpend Ahmeti
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se me shqetësim, bashkë me fëmijet e prindërit, po e përcjellin grevën që ka lënë klasët e zbrazëta, e fëmijët në shtëpi.
Ai ka apeluar te mësimdhënësit që të gjejnë rrugën që fëmijët të mos humbin mësimin.
“Komunat në Republikën e Kosovës nuk përcaktojnë nivelin e pagave në sektorin publik. Megjithatë, jemi përgjegjës për arsimin parauniversitar në komunat tona. Prandaj me shqetësim, bashkë me fëmijet e prindërit, po e përcjellim grevën që ka lënë klasët e zbrazëta, e fëmijët në shtëpi. Si Komunë e Prishtinës apelojme tek mësimdhënësit që të gjejnë rrugën që fëmijët të mos humbin mësimin. Lufta për të drejtat e punëtorëve nuk duhet të ndalet në asnjë sektor asnjëherë por nganjëherë dëmi kolateral është më i madh se përfitimi momental”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.