A do të hiqen masat kufizuese në Shqipëri?

02 shkurt 2022 | 13:54

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se është ende herët për të shpallur fitoren ndaj virusit, duke theksuar se situata po monitorohet në dinamikë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për rivlerësimin e masave anti-Covid.

E pyetur nga gazetarët për rishikimin e masave anticovid, Manastirliu tha: “Eshtë ende herët për të shpallur fitoren, është ende herët për të lëshuar të gjitha masat jo mjekësore, por nga ana tjetër ajo çfarë duhet dhe çfarë po bëjnë vendet është një vlerësim epidemiologjik mbi bazën e situatës lokale dhe ka disa vende që kanë marrë vendimin për të lehtësuar këto masa. Sa i përket masave tona, masat në Shqipëri janë masa që konsiderohen të intensitetit të ulët dhe mesatar. Situata po vlerësohet në mënyrë dinamike, është aktualisht një situatë që na bën të jemi të kujdesshëm në raport me ato hapa që do të marrim sa i përket lehtësimit të masave”, ka deklaruar Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se në Shqipëri mbizotëron qarkullimi i variantit Omicron, ndërsa foli edhe për situatën e të shtruarve në spitale.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se në vendin tonë mbizotëron qarkullimi i variantit Omicron, ndërsa foli edhe për situatën e të shtruarve në spitale.

“Ne sot kemi mbi 18 mijë raste aktive të cilat janë në masën 98% me variantin Omicron dhe gjithashtu situata në spitale është e qëndrueshme”, ka thënë Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se Komiteti Teknik do të mblidhet së shpejti për të rivlerësuar afatin 6-mujor të dozës përforcuese dhe uljen e ditëve të izolimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim…