A do të hyjë Berisha në selinë e PD-së, Basha e ka një përgjigje

19 dhjetor 2021 | 10:46

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbajtur konferençë për mediat pas mbledhjes së kryesisë duke komentuar nëse do të lejojë që Berisha të hyjë në selinë e PD-së.

Basha ka thënë se mund të ngjitet e të zbresë shkallëve sa të dojë e të thërrasë protesta, por nuk do të jetë më pjesë e organeve drejtuese të PD-së.

Sa i përket anëtarësisë, thotë se ish lideri i PD-së do të jetë deri në momentin që gjykohet se dëmton rëndë interesat politike e elektorale.

“Sali Berisha është përjashtuar si anëtar i grupit parlamentar të PD, si anëtar i këshillit kombëtar për shkak të vendimit të Kuvendit Kombëtar, rrugët e Berishës me organet drejtuese të PD janë të ndara. Me veprimet e tij është vetëpërjashtuar. Detyra jonë nuk është të merremi me të. Sa herë hip e zbrit shkallët Berisha nga selia është punë e tij. Detyra jonë është që çdo demokrat që ka interesat e PD dhe sakrifiçën e tij apo të saj të shenjtë, të jetë i bashkuar ndaj kundërshtarit tonë të vetëm, regjimi i Ramës”.

“Në ditët e ardhshme, Berisha mund ti hipë e zbresë shkallëve. Mund të thërrasë protesta kundër Blinken e kujtdo që mendon ai, mund të krijojë çelula e organizata me orientim anti amerikan, por nuk do të jetë më pjesë e organeve drejtuese të PD. Anëtar do të jetë deri në momentin që gjykohet se dëmton rëndë interesat politike e elektorale, por deri tani, sjellja e tij është qesharake”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka dhënë një mesazh këtë…