A do të japë dorëheqje Meta nga posti i presidentit?
25 qershor 2019
| 09:22
Në konferencën për media presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur lidhur me qëndrimin e tij në postin për të cilin është zgjedhur në krye të shtetit.
Meta u pyet nëse po e sheh mundësinë e dhënies së dorëheqjes.
Ai ka thënë prerë se jo, madje ka deklaruar se do të jetë në këtë detyrë deri më 24 korrik të 2022.
“Ky institucion nuk i përket Metës, por Republikës, dhe ku institucion nuk do të bjerë kurrë, përkundrazi nga ky do të fillojë ringritja e Republikës, dhe nuk do të bëhet vendi koloni e asnjë fondacioni ndërkombëtar, është vend që i takon gjithë shqiptarëve, ndaj këtu do të kemi deri më 24 korrik të vitit 2022”, ka thënë Meta, raporton “Top Channel”.