A do të jetë njohja e Kosovës pjesë e dialogut në Bruksel? Përgjigjet Lajçak

20 korrik 2022 | 11:08

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak ka folur në lidhje me dialogun mes dy vendeve në Bruksel, nëse njohja e Kosovës do të jetë temë e bisedimeve të ardhshme.

Ai në një intervistë për mediet në Kosovë, Lajçak u shpreh ka se po punon për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të bien darkod nëse do të ketë apo jo njohje reciproke në procesin e dialogut.

“Me këtë BE-ja nuk dëshiron të përshkruajë se çfarë është normalizimi apo çfarë nuk është. BE-ja nuk thotë se duhet të jetë kjo, apo nuk duhet të jetë ajo. Mesazhi është i qartë se Kosova dhe Serbia duhet të bien dakord se çfarë do të thotë normalizimi. Nëse pajtohen të jetë njohja, nëse të dyja palët bien dakord, njohja është njohje, por ata duhet të bien dakord. Nëse nuk janë dakord, është diçka tjetër. Çështja është se ajo duhet të jetë marrëveshja ndërmjet të dyja palëve, mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo është arsyeja pse ne kemi dialog”, ka thënë diplomati sllovak, Miroslav Lajçak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e radhës. Në…