A do të kalojë sot Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike?
Sot Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të nxirret në lexim të dytë në Kuvend.
Pas shtatë tentimeve, deputetët e Kuvendit të Kosovës arritën që ta kalojnë në lexim të parë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Por që ky projektligj të vihet në funksion duhet që të kalojë edhe në lexim të dytë.
E këtë gjë Kuvendi i Kosovës do ta provojë sot.
Shkëlzen Hajdini, deputet nga radhët e LDK-së, thotë se nëse ky projektligj kalon, do të jetë një infuzion për ekonominë e vendit. Hajdini shton se pret që të ketë një unitet nga të gjitha partitë politike
Por, këtë dokument nuk do të votojë partia më e madhe opozitare. Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se është detyrë e qeverisë t’i kalojë projektligjet.
Por të domosdoshëm kalimin e këtij projektligji e shohin ekonomistët.
Për ta kaluar këtë projektligj nevojiten 61 votë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës