A do të kalojnë në LDK dy deputetët e Listës Guxo? Kështu përgjigjet Burim Meta
24 nëntor 2024
| 23:08
Gazetari Nebih Maxhuni ka pyetur deputetin e Listës Guxo, Burim Metan së bashku me deputetin tjetër, Ekrem Mustafën, se a do të bëhen pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai u përgjigj bindshëm se një gjë e tillë nuk do të ndodh.
“Jo, s’keni me pa. Unë për më tepër se dy vite s’kam pasur takime me LDK-së, me akterët kryesor. Unë jam rrit me LDK-në, kemi ngrënë në një pjatë dhe kam raportw jashtëzakonisht të mira me të gjithë në LDK”.
“As Burimi as Ekremi nuk do të jenë pjesë e LDK-së”, u shpreh deputeti në Reel Talk.