A do të kandidojë Eliza Hoxha për kryetare të Prishtinës?

01 prill 2019 | 21:49

Artistja dhe arkitektja, Eliza Hoxha, që së fundi i’u bashkua Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se nuk do të kandidojë për Prishtinën, por se do të jetë pjesë e strukturave bashkë me Uran Ismailin.

“Unë do të jem pjesë e strukturave bashkë me Uranin dhe nëse rrugëtimi jonë i përbashkët do të ketë një rezultat, atëherë ne do të jemi pjesë e atij rezultati së bashku. Krejt punët që i kam bërë deri më tani, si në muzikë si në këtë pjesën tjetër, asnjëherë nuk i kam bërë për trofe. I kam përcjellë shpesh ndjesitë e mia dhe megjithëkëtë vrazhdësinë që na përcjell në realitetin kosovar, unë kam mbijetuar mirë dhe kam vazhduar të jetoj mirë me veten dhe t’i jap diçka edhe të tjerëve”.

“Kështu që, besoj që edhe në këtë rrugëtim ku shpirti i vërtetë i Prishtinës që është gjymtuar viteve të fundit dhe nuk është prezent, pra softueri që e prodhon Prishtinën domethënë ata njerëz që zakonisht e prodhojnë qytetin nuk janë pjesë e dinamikave, duhet me qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Sepse në shumë raste, jo vetëm në Prishtinë, por në shumë qytete, nëse i merr me përqindje njerëzit më shumë janë pjesa që e konsumojnë qytetin sesa ata që e prodhojnë atë”.

“Kështu që ideja kryesore është që të i aktivizojmë dhe t’i bëjmë të dukshëm akterët që vazhdimisht e kanë prodhuar këtë qytet edhe e kanë luajtur rol në skena të ndryshme, sepse qyteti në fakt është njëfarë skene ku rolet tona ndryshojnë. Në këtë rast, unë për shembull kam qenë pjesë e një skene këndimi, ndonjëherë në një rol dytësor apo edhe minor, ndërsa nesër mund ta kem një rol edhe vendimmarrës”.

Hoxha në “Zona B” të “Klan Kosova”, ka deklaruar se njerëzit po i përtojnë t’i hyjnë politikës dhe se shumica e tyre nuk janë aktivë në ndërtimin e qytetit.

“Poenta kryesore është që të krijohet një mendësi e re. Duke qenë se baza ligjore në Kosovë, sidomos Ligji i Planifikimit Hapësinor, non-stop e përkrahë dhe e garanton të drejtën e çdo qytetari me qenë pjesë e proceseve për qytetin. Por, kjo e drejtë nuk ushtrohet nga qytetarët, ndoshta që nuk e dinë se e kanë atë drejtë apo se e kanë atë vullnet ose se përtojnë të integrohen në procese të tilla politike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roma është duke kaluar një krizë të rëndë këtë sezon.…