A do të kandidojë Haxhi Shala për kryetar të Malishevës?
04 maj 2021
| 11:17
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala ka folur për situatën politike në vend, pas zgjedhjeve të fundit.
Shala po ashtu ka komentuar gjasat që të jetë kandidat për kryetar të komunës.
“Kam nevojë për pushim. Tani po njoftohem me strukturat e Aleancës në teren. Fëmijët më janë rritur. Ka nevojë që të jem edhe me ta.
Nuk besoj që do të jem kandidat për kryetar komune”, tha Shala në DPT.
Shala tha se ndjen keqardhje për moskalimin e pragut nga Nisma.
“Më vjen keq, sidomos për zotin Limaj. Ai e meriton vendin në Kuvend. Por këtë rrugë e kanë zgjedhur, atë që kanë lypur e kanë gjetur. Nuk duhet të ngrejnë gishtin askund por të gjejnë fajtorin brenda tyre. Por më vjen keq pasi vendi i Limajt është brenda Kuvendit“, ka thënë ai.