A do të kandidojë Isa Mustafa për president? Përgjigjet vetë ai

10 shtator 2020 | 22:14

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij nuk pretendon ta marrë postin e presidentit të vendit.

Mustafa ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ai më nuk synon postin e të parit të shtetit.

“Kam hequr dorë, kemi kryeministrin”, është shprehur Mustafa.

“Si parti, kështu si jemi, nuk na takon që ta kemi edhe presidentin, edhe kryeministrin. Dëshirojmë që kjo qeveri të vazhdojë, të japë rezultate”, ka deklaruar Mustafa.

“Të shohim se si do të reflektojnë edhe subjektet e tjera politike”, ka thënë Mustafa.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se gjatë vizitave që kanë…