A do të ketë mbrëmje të maturës sivjet, flet Bajrami
Sivjet nuk do të ketë organizim të mbrëmjeve të maturës. Kështu ka deklaruar, ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami.
Bajrami ka deklaruar se duhet të respektohen masat e qeverisë e se do të anulohen eventet e tilla si dasmat, ditëlindjet e mbrëmjet e maturës. “Nuk do të ketë mbrëmje të maturës, organizimi është i rregulluar me urdhër administrative, por, meqë kemi një vendim për ndërprerje të mësimit, ka rekomandime që ne nuk bën të dalim në grupe duhet të mbajmë distancë, nuk mund të dalim as në parqe grumbull, përgjigja është jo. Eventet si dasma, ditëlindja e tjera, për shkak të rekomandimeve e vendimeve të qeverisë po anulohen”, ka thënë ajo.
Ministrja në detyrë e Arsimit ka deklaruar se këto organizime mund të shtyhen në një afat më të përshtatshëm. “Mbrëmje nuk do të ketë, urojë që pandemia të kalojë shpejtë, me rrjete sociale ju e dini që gjeneratat tona që kanë organizu më herët mbrëmje po festojnë përvjetorë unë uroj që kjo gjeneratë të organizohet në një kohë më të përshtatshme. Anulimi në këtë kohë nuk do të thotë që janë anuluar mund të shtyhen në një afat më të përshtatshëm. Më vjen keq se e di që është një ngjarje që nxënësit e presin me padurim”, u shpreh ajo./T7