A do të kthehet Arben Vitia në Ministrinë e Shëndetësisë? Kjo është përgjigja e Kurtit
15 nëntor 2021
| 14:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka treguar nëse Arben Vitia do të kthehet në krye të Ministrisë së Shëndetësisë pas humbjes së zgjedhjeve në Prishtinë.
Kurti ka zgjedhur të mos përgjigjet në pyetjen e gazetarëve lidhur me këtë çështje, duke u deklaruar vetëm rreth rezultatit të Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale.
“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet ti analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LV-së”, ka thënë Kurti gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Kosovë.