![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/rrahmani-1.jpg)
A do të largohet nga Ballkani? Flet Albion Rrahmani
29 maj 2023
| 10:43
Sulmuesi më i rrezikshëm në Kosovë, Albion Rrahmani nuk e di se a do të jetë pjesë e Ballkanit edhe në sezonin 2023/2024 apo do të largohet në afatin kalimtar të verës.
“Nuk e di, pasi shumë shpejt kemi mi filluar përgatitjet për Evropë. Kurdo që do të jetë fundi do të dalë para tifozëve dhe t’i përshëndes për përkrahjen që më kanë dhënë gjatë këtyre dy viteve”, ka thënë Rrahmani.
/Epoka e re/