A do të lehtësohet natyralizimi për të huajt e gjeneratës së tretë në Zvicër?

09 mars 2023 | 10:49

Të mërkurën, Këshilli i Shteteve ka vënë veton ndaj një nisme parlamentare të Këshillit Kombëtar, e cila kërkonte të lehtësonte kriteret për procesin e natyralizimit për nipërit e emigrantëve të lindur në Zvicër.

Ndërsa disa deputetë kanë kërkuar lehtësimin e kërkesave aktuale, që mendohet se janë shumë strikte dhe të vështira për t’u përmbushur, shumica e deputetëve votuan për ruajtjen e status quo-së.

Ky vendim erdhi një muaj pasi Komisioni i Institucioneve Politike i Këshillit të Shteteve rekomandoi që Parlamenti të refuzonte çdo mocion që synonte uljen e pengesave për natyralizimin e këtij grupi njerëzish./albinfo.ch

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka saktësuar se do ta…