
A do të lëshojë pe Kurti për postin e kryeministrit?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve.
Pas verifikimit të 96.05% të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 40.90% të votave, Partia Demokratike e Kosovës 22.29%, Lidhja Demokratike e Kosovës 17.42% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Nisma 7.42%.
Avokati Shkëlzen Sopjani vlerëson se vetëm LVV dhe LDK nuk kanë përjashtuar një koalicion mes tyre, me LDK-në që ka lënë të kuptohet se mund të pranojë një qeveri me Vetëvendosjen nëse i takon posti i kryeministrit.
Sepse edhe ashtu është e nevojshme me pas një koalicion, me theks të veçantë një risi në politik të jashtme dhe qasjes ndaj partnerëve. E kemi parë se VV-ja, nuk është që ka treguar ndonjë rezultat, përkundrazi ka pas mos-rezultat në politikane jashtme”, ka thënë Sopjani në FIVE të Dukagjinit.
Nga ana tjetër, Vullnet Bugaqku nga KDI thekson se Vetëvendosja, me mbështetjen e Nismës Socialdemokrate dhe komuniteteve jo-serbe, mund të arrijë numrin e nevojshëm të deputetëve për formimin e qeverisë.
“Me votat e Nismës dhe me votat e partitë të komuniteteve jo serbe mendoj që Vetëvendosja i ka së paku 61 ose 62 deputetë. Dhe mund të shkoj ne seancë dhe të filloj procesin e formimit të institucioneve. Nuk e shoh problematike nëse veç arrihet marrëveshja mes VV-së dhe Nisëm dhe i siguron pakicat e komuniteteve jo serbe”, ka thënë Bugaqku.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në Debat Plus ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Albin Kurtin ose çdo qeveri të ardhshme, nëse kjo është në interes të Kosovës.
“Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit tim që i shërben vendit. Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit, nëse kërkon ndihmën time në shërbimin të vendit. Gjithmonë (edhe nëse është Albin Kurti). Për këto tema nacionale, që jam duke folur, gjithë. Gjithë kam qenë”, ka thënë Limaj.