A do të luftojë Vetëvendosje 20 vjet për të ardhur në pushtet në Shqipëri?
“Nëse do keni të njëjtin fat me VV në Kosovë, i bie që të vini në pushtet në 2041-shin në Shqipëri”. Kështu u shpreh sot në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetari Arian Çani gjatë diskutimit me kandidatin e Vetëvendosjes Boiken Abazi. Por deklaratës së gazetarit Çani, Abazi iu përgjigj duke i bërë thirrje të gjithëve të bashkohen me VV për të arritur sa më shpejt ndryshimin në vendin tonë.
Pjesë nga diskutimi:
Çani: Po prisni bashkimin e PS me PD që ju të bëni opozitë? A jeni duke mezi pritur që PD të sfumohet nën sqetullën e opozitës
Abazi: Subjektet politike do jenë të lira të bëjnë ç’të duan. Ëndrrën që kemi për një ndryshim rrënjësor në Shqipëri e kemi parësore. Ne kemi humbur kohë duke mos dalë në terren, Nëse do kisha bërë një autokritik është se nuk e kemi dhënë gjithë veten dhe kauza jonë nuk mund të çohet para vetëm me aktivistët që kanë ardhur. Subjekti që ne synojmë duhet të jetë burimor, këtu në Tiranë. Duhet të kuptohet nga personat që jetojnë këtu se çfarë duam ne të çojmë përpara.
Çani: Ju mendoni që do keni të njëjtin fat me VV në Kosovë? I bie që të vini në pushtet në 2041-shin në Shqipëri.
Abazi: Prej kur jam kthyer nga studimet e mia që ndryshimet rrënjësore do vijnë nga PD, PS apo LSI apo Partia e Tom Doshit. Nëse ne duam të ndryshojmë modelin ne duhet ti jepmi kësaj kauze. I bëj thirrje të gjithë atyre që e duan atdheun të bashkohen me ne për të arritur sa më shpejt këtë ndryshim.