A do të marrë pjesë Pacolli në seancë? Tregon këshilltari i tij
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, do të marrë pjesë në seancën e ditës së shtunë në Kuvendin e Kosovës, e cila pritet ta ketë vetëm një pikë të rendit të ditës: votimin e qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin. Për pjesëmarrjen e Pacollit në seancë ka folur këshilltari i tij Jetlir Zyberaj.
Sipas tij, askush nuk mund ta privojë Pacollin nga kjo e drejtë që i takon me Kushtetutë.
Zyberaj, gjithashtu, ka komentuar deklaratën e Pacollit, i cili ka thënë se është ndier i frikësuar se mund të organizohet akt terrorist ndaj aeroplanit të tij e që, sipas tij, ishte edhe arsyeja pse aterroi fillimisht në Shqipëri.
Deputeti Behgjet Pacolli, pasi ka aterruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka shkuar në rezidencën e vet në Hajvali.