A do të martohen edhe një herë Justin Bieberi dhe Hailey Baldwin?
21 gusht 2019
| 11:19
Këngëtari Justin Bieberi dhe modeluesja Hailey Baldwin janë kurorëzuar në një ceremoni private vitin e kaluar.
Çifti ka vendosur të bëjë një dasmë për miqtë dhe familjarët dhe për veten. Këtë e ka bërë me dije për “TMZ” një burim i afërt me çiftin, duke thënë se ata do ta bëjnë dasmën më 15 shtator të këtij viti, ku i bie të jetë edhe përvjetori i martesës së tyre private.
Bieberi dhe Baldwini janë të dashuruar marrëzisht. Ata të hënën u kthyen nga pushimet.