“A do të martohesh me mua?”, deklarata që dhuroi lot dhe emocione të forta për Sara Gjordenin
20 prill 2024
| 16:29
Këngëtari i njohur Bardhi i ka propozuar për martesë moderatores Sara Gjordeni gjatë një interviste në “Cherry on Top” në Top Channel.
“Përveç nëna e fëmijëve, kisha dashur të ishe gruaja ime përjetësisht, do të martohesh me mua?”-pyeti Bardhi i emocionuar.
“Po, po, po dridhem”, tha Sara mes lotësh.
Çifti i cili u njoh dhe u lidh Brenda shtëpisë së Big Brother së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi u konfirmua në “Cherry on Top”, ndërsa Sara publikoi dje edhe një video të barkut të rrumbullakosur.