A do të merren vesh Kurti dhe Limaj sot?

15 prill 2025 | 08:55

Lideri i LV-së, Albin Kurti dhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj, do të takohen edhe sot për të parë nëse do të mund të arrijnë marrëveshje për të qeverisur bashkë.

Ata kanë pasur një takim mbrëmë vonë, por do të takohen edhe sot në orën 9:00 për të arritur një marrëveshje para orës 10:00 kur mbahet seanca konstituive e Kuvendit të ri.

Dy politikanët tashmë kanë diskutuar për koalicionin LV-Nisma, që bashkë me deputetët e pakicave joserbe, nëse do të arrihej marrëveshje me të gjithë, për t’i siguruar 62 vota, që është një më shumë sesa duhen për votimin e qeverisë.

“Nisma ka kërkuar postin e kryetarit të Parlamentit dhe një pako të ligjeve të domosdoshme sipas kësaj partie që duhet miratuar në Kuvendin e Kosovës, përfshirë edhe atë për pragun elektoral, gjë që ende nuk ka përgjigje nga Kurti, i cili këto ditë është takuar me Fatmir Limajn” ishin informatat e transmetuara mbrëmë gjatë debatit në “Pressing”.

Ndërsa merret vesh se Kurti i ka ofruar Limajt partneritet afatgjatë të ngjashëm me Guxo dhe Alternativën.

Sidoqoftë, nuk dihet nëse Kurti e Limaj do ta gjejnë gjuhën e përbashkët për këto kërkesa apo nëse formimi i institucioneve të reja do të zvarritet më tej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prej njohësve më të mirë të veprimtarisë historike të…