A do të ndryshohen masat anti-Covid, tregon Hoti pas takimit me Zemajn
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka mbajtur takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ku vendosën që të mbesin në fuqi masat e njëjta anti-Covid-19.
“Institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, furnizimi me barna është stabil, ndërsa deri në fund të muajit pritet të arrijë kontingjenti i parë i prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe menjëherë të filloj vaksinimi i qytetarëve”.
“Nga qytetarët kërkuam që të respektojnë distancën fizike, të përdorin maskat dhe të mirëmbajnë higjienën personale. Ndërsa institucionet përgjegjëse të shtojnë angazhimin për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit Covid-19 përmes respektimit rigoroz të masave në fuqi”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.