Gjatë ditës së djeshme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njoftoi se në vendin tonë janë konfirmuar raste të reja me variantin Omicron.
Në lidhje me këtë infektologu Hamdi Ramadani, tha se varianti Omicron, përhapet në mënyrë të shpejt dhe përfshin të gjitha grupmoshat, andaj si mënyrën e vetme për t’u mbrojtur nga ky virus, ai e sheh vaksinimin me dozën e tretë antiCOVID-19.
Në një lidhje të drejtpërdrejt, në emisionin e mëngjesit në ATV, Ramadani, përmendi se në Kosovë, situata me pandeminë mund të keqësohet, në rast se nuk përfillen masat antiCOVID-19, për këtë arsye ai apeloi që sa më shumë të respektohen këto masa parandaluese.
“Mendoj që masat të cilat janë aktuale në vendin tonë, janë konform me situatën me pandeminë dhe me variantin Omicron, por ajo se çfarë duhet të bëjmë ne si qytetarë duhet të respektohen, ndryshe situata mund të eskaloj. Kjo sepse mundësia që Omicroni të përhapet dhe të rritet më shumë, është shumë e madhe edhe me ardhjen e mërgimtarëve por nëse vaksinimi bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe të duhur, mendoj që vendi ynë nuk ka nevojë për panik e për shqetësime dhe se do ta kalojmë edhe Omcronin me më pak infektime”, tha ai.
I pyetur se a do të ketë përfundim të pandemisë gjatë vitit 2022, Ramadani tha se edhe në vitin 2022, do të përballeni me këtë pandemi.
“Pandemia COVID-19 është një problem më kompleks, ka ende ndryshime por mendoj që edhe në vitin 2022 do të përballemi me valë të re por e vërteta është që me masat përkatëse dhe me vaksinimin përkatëse anticovid-19, mundet që kjo situatë me pandemi të kontrollohet, të mirë menaxhohet por prapë po e them mënyra e vetme është vaksinimi sepse pandemia nuk do të zhduket në asnjë vend të botës derisa nuk arrihet një shkallë e vaksinimit në nivel global deri në mbi 70-75 për qind”, foli Ramadani.
Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë, në videon e mëposhtme: