![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/d62ce7c3-a2c7-44ec-a992-209061502de9.jpg)
A do të rikandidojë Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në vitin 2024?
19 shtator 2022
| 08:18
Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se është “shumë herët” për të marrë vendimin nëse do të kandidojë përsëri në vitin 2024.
79-vjeçari ka lënë të hapur mundësinë e moskandidimit për një mandat tjetër, shkruan CNN.
“Shikoni, qëllimi im, siç thashë në fillim, është të kandidoj sërish. Por, është vetëm një qëllim. Por a do të kandidoj përsëri, kjo mbetet të shihet”, u shpreh ai.
Bideni vazhdimisht ka thënë se ai është një “respektues i madh i fatit” dhe se ngjarje të caktuara mund të ndikojnë në vendimmarrjen e tij.