A do të rikthehet opozita në Parlament? Flet Basha
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për “DW”, ka treguar nëse opozita shqiptare do të rikthehet në Parlament.
“Largimi nga Kuvendi ndodhi pas shterimit të çdo mundësie për të zgjidhur në mënyrë institucionale këtë krizë të thellë legjitimiteti. Ju kujtoj që partnerët gjermanë në Bundestag dhe Qeverinë gjermane i njohin këto probleme. Gjërat jo vetëm nuk kanë ndryshuar, por janë përkeqësuar. Dalja e opozitës nga Parlamenti është një dalje pa kthim, kriza politike është reale, por është një mundësi e madhe jo thjesht për të larguar një qeverisje të lidhur me krimin, por për t’u dhënë shqiptarëve një sistem demokratik funksional që u shërben atyre dhe jo partive. Kam besim të madh që ky transformim që tashmë ka nisur, do të ketë mbështetje nga të gjithë shqiptarët e ndershëm. Në institucionet gjermane kemi gjetur mbështetje për këtë gjendje transformuese” ka thënë Basha.
Ai ka theksuar se në Evropë nuk shkohet me gënjeshtra dhe Qeveri të kapur nga krimi.
“Në Evropë nuk shkohet me hilera, nuk shkohet me gënjeshtra, nuk shkohet me një shtet të kapur nga krimi. Shkohet me vlera, me të vërteta, me një shtet të çliruar nga keqqeverisja dhe me një Parlament të zgjedhur nga populli shqiptar. Kur bie vota e lirë ka rënë demokracia”, ka thënë Basha.