A do të shqyrtojë tërheqjen e njohjes së Kosovës, flet kandidati për president të Malit të Zi
Kundërkandidati i Milo Gjukanviqit për president të Malit të Zi, Jakov Milatoviq ka thënë se nëse ai arrin të fitojë postin për të cilin po kandidon, nuk do ta shqyrtojë çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Pavarësinë e Kosovës, Milatoviq e ka cilësuar si fakt të pakthyeshëm, derisa ka thënë se është i fokusuar në zhvillimin ekonomik të Malit të Zi.
“Është patjetër fakt dhe ne i qëndrojmë faktit. Mendoj se edhe partitë e tjera, të gjitha kanë firmosur një traktat, me duket në fund të vitit të shkuar me historinë e rikonstruktimit me kryeministrin Dritan Abazoviq, ku të gjitha partitë njohën faktin duke përfshirë çështjen e Kosovës”, ka thënë Milatoviq në një intervistë për ABC News, shkruan Klankosova.tv.
“Këto janë faktet dhe mendoj se ajo që kemi nevojë është të ndërtojmë rrugët për një zhvillim ekonomik mes vendeve të rajonit që me në fund të shkojmë në nivelin e duhur për BE”, ka shtuar ai.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, përpos Jakov Milatoviq, kandidat për president do të jetë ai që aktualisht e mban këtë post, Milo Gjukanoviq.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi u mbajt këtë të diele, ku Gjukanoviqi arriti të dilte i pari me rreth 35.5% të votave, por të pamjaftueshme për ta kryer punën me të parën. Ndërkaq kundërkandidati i presidentit aktual, kandidati i Lëvizjes “Evropa Tani”, Jakov Milatoviq fitoi 29,2 për qind.