A do të sillni Kurtin ‘me forcë’ për të dëshmuar? Isufaj: Nuk paragjykoj, por ligji i njëjtë për të gjithë
“A do ta sillni me forcë për të dëshmuar?”. Ishte kjo pyetja që i është bërë kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajt, për çështjen e refuzimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për t’u paraqitur në kapacitet të dëshmitarit për çështjen e rezervave shtetërore në MINT.
Në konferencë të fundvitit, Isufajt i janë drejtuar pyetjet rreth Kurtit, e në veçanti komentet e këtij të fundit për prokurorinë ku i quajti “kërmij…e lepuj” për çështje të procedimit të hetimeve, sipas tij, të përzgjedhura në favor të pushteteve paraprake.
“Deklarata denigruese dhe fyerjet publike minojnë integritetin e sistemit të drejtësisë dhe e cenojnë edhe besimin e publikut në drejtësi”, ka thënë Isufaj.
Ndërsa sa i përket akuzave se prokuroria aplikon drejtësi selektive, Isufaj tha se “nuk qëndron asnjë argument i tillë” teksa tha se janë ngritur pesë aktakuza “për ish-ministra” ndërsa “ende asnjë për ministrat aktuale”.
“Nuk na intereson fare ajo farë pune”, ka thënë Isufaj, duke mos e përjashtuar ngritjen e aktakuzave për ministra në qeverinë aktuale.
“As nuk e kam ngu”, ka thënë Isufaj për intervistën e mbrëmshme në “KTV”.