A do të takohet sot Isa Mustafa me liderët e partive, përgjigjet ai
Sot gjatë ditës nuk pritet ndonjë takim në mes të partive politike që po synojnë ta formojnë koalicionin qeverisës. Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar për T7 se deri më tani nuk kanë planifikuar ndonjë takim me kreun e AAK-së, Nismës, AKR-së dhe minoritetet.
“Jo, s’kemi sot takim. Jo, s’ma merr mendja, nuk jam i sigurt”, ka deklaruar ai.
Dje gjatë ditës LDK-ja, në mbledhje të kryesisë, ka vendosur Avdullah Hoti për mandatar të qeverisë. Sot ose nesër mbetet në dorë të Këshillit të kësaj partie të vendosë nëse janë për nominimin e Hotit.
Mustafa dje ka deklaruar se gjatë javës mund të votohet qeveria e re, duke shtuar se nominimi i Hotit ka qenë vullnet i të gjithëve. Edhe presidenti Hashim Thaçi edhe zyrtarisht ka kërkuar nga LDK-ja që ta bëjë propozimin e mandatarit.