A do thyhet rekordi 42.5 gradë? Ja sa ditë do të zgjasë i nxehti afrikan në Shqipëri…
I nxehti afrikan është rikthyer sërish në Shqipëri, por këtë herë do qëndrojë të paktën 8-10 ditë. Sinoptikanët thonë se temperaturat në disa qytete pritet të arrijnë mbi 40 gradë Celcius.
“Dita e mërkurë, e enjte dhe e premte do të jemi nën ndikimin e valëve të të nxehtit. Do të jenë ditë përvëluese, rriten temperaturat edhe në vlerat minimale. Temperatura 40 gradë pothuajse në të gjithë vendin, këto temperatura do i kenë dhe zonat malore. Në vijën e parë të frontit të nxehtësisë do të jetë qarku i Shkodrës, Lezhës, do të jetë Tirana po ashtu, Gjirokastra, Berati, Elbasani që termometri do të jetë mbi 40 gradë.
A do thyhet rekordi i vlerës 42.5 që u shënuar gjatë Qershorit? Pritet që të afrohemi për të bërë analizën apo të dhënat e stacioneve. Megjithatë kjo valë do të jenë mjaft e gjatë që do të zgjasë të paktën 8-10 ditë që do të na shoqërojë nga valët e të nxehtit afrikan në territorin shqiptar. Mos harrojmë që flasim për temperatura të matura në hije që do të thotë në diell janë 4 apo 5 gradë më të larta”, thotë meteorologia Porja.