A do t’i bashkohet Haki Abazi AAK-së? – Ramush Haradinaj: Është e mundur

28 nëntor 2024 | 22:36

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se do ta kishte për nder bashkëpunimin me deputetin e pavarur Haki Abazi.

Haradinaj deklaroi se e njeh Abazin prej kohësh dhe e vlerëson për angazhimin e tij në proceset e rëndësishme për Kosovën.

“Hakinë e njoh shumë gjatë edhe e di që ka qenë aktiv në plot procese, mendoj që i ka ndihmu Kosovës. Shoqërisë civile e proceseve të brendshme në mënyra të ndryshme dhe i ka ruajt miqt e Kosovës,” tha ai në Pressing.

Kur u pyet nëse Abazi mund të bashkohet me AAK-në, Haradinaj u shpreh se është e mundur, por preferoi të mos komentonte më përpara.

Ai u shpreh gjithashtu se Abazi përfaqëson një të djathtë të avancuar dhe se ka një grup njerëzish të respektuar që e mbështesin.

“Hakia e ka një strukturë të njerëzve që janë me peshë dhe të respektuar, e përfaqëson një të djathtë të avancuar në vlera të reja, nuk është një e djathtë e prapambetur,” tha i pari i AAK-së.

Theksojmë se Haki Abazi u largua nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në fillim të vitit 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministrit i Kosovës,…