“A do t’i hysh politikës?”, Arjola Demiri sqaron: Edhe kam qejf edhe…

07 qershor 2022 | 11:03

Aktorja e njohur, Arjola Demiri, shpeshherë ka shprehur ambicien e saj për t’u bërë deputete. Pas përfshirjes së saj në politikë si mbështetëse e Partisë Socialiste, ajo vitin e kaluar u tha se do të kandidonte për deputet.

Por kjo gjë nuk ndodhi pasi Arjola u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Pas kësaj, ajo vijoi me karrierën e saj ai aktore humori.

Ndërkohë vetëm disa javë më parë aktorja publikoi një foto krah kryeministrit, Edi Rama, të cilin e cilësonte si “artist të përjetshëm”.

Por a do t’i futet Arjola Demiri politikës? Këtë e ka zbuluar vetë aktorja e njohur gjatë një interviste televizive.

“Ka një çik të vërtetë, edhe kam qejf edhe s’kam qejf”, tha Arjola e ftuar “Në kurthin e Piter Pan” duke mos treguar më shumë.

Kujtojmë se gjatë fushatës së PS ajo u pa herë pas here e angazhuar në zgjedhje pranë stafit të kryeministrit, Edi Rama, të cilin e kishte njohur në sheshxhirimet e filmit të Ermal Mamaqit “I love Tropoja”, kur Arjola ishte protagoniste.

“A do t’i hysh politikës?”, Arjola Demiri sqaron: Edhe“A do t’i hysh politikës?”, Arjola Demiri sqaron: Edhe

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërkohë që dje u luajt ndeshja e parë e Kombëtares…