A do t’i prijë Arsim Sinani “Vetëvendosjes” në Maqedoninë e Veriut?
Referuar disa burimeve anonime merret vesh se njeriu i parë që do të nisë aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje në Shkup do të jetë profesori universitar dhe analisti politik Arsim Sinani.
Ndryshe Arsim Sinani një kohë të gjatë ka punuar pas luftës së Kosovës në gazetën “Epoka e Re”. Ai është doktor në Shkenca Politike dhe ligjërues në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Për disa kohë Arsim Sinani ishte analist politik në emisionet politike të TV21 Maqedoni. Më herët ishte zëdhënës i Universitetit Shtetëror të Tetovës me rektor Sadi Bexhetin. Sinani vjen nga një familje e shquar patriotike nga Tetova, është djali i të ndjerit Ramadan Sinani, ish i burgosur politik, profesor universitar, publicist dhe poet. Kjo familje dha për kombin një dëshmor djalin Visar Sinanin gjatë rastit të Brodecit, i vrarë nga forcat policore maqedonase. Ai ishte student i Fakultetit Juridik, Universiteti i Prishtinës.
Shtrirja e Lëvizjes Vetëvendosje edhe në Maqedoninë e Veriut ka qenë ndër temat më të përfolura në vend para dhe pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Gjitha ishin spekulime, deri ne momentin ku vet kreu i kësaj Lëvizje, Albin Kurti në një tubim me aktivist të tij tregoi se partia e tij do të shtrihet edhe në Maqedoni, pas hapjes së zyrës në Shqipëri.
Sipas VV-së dhe Kurtit, synimi i tyre kryesorë është që të kenë shtrirje gjithandej ka jetojnë shqiptarët. Por, kush do të jenë nismëtarët e Lëvizjes në RMV? Edhe pse fillimisht është përfolur e do të ketë figura të ndryshme dhe të reja që do të jenë “truri” i partisë.
Përveç Sinanit sipas burimeve në këtë nismë do të ketë edhe emra të tjerë dhe zyrtarisht mësohet se do të jenë edhe ish deputeti i PDSH-së, Bekim Qoku njëherit edhe anëtar i ASH-së së Ziadin Selës.
Më herët shtrirjen e VV-së në vend para disa muajve e komentuan edhe subjektet politike. BDI tha se skena politike është e hapur, por vota shqiptare është mjaft e copëtuar në Maqedoni dhe se ardhja e tyre, do të mundësonte edhe më shumë copëtimin e saj.
Ndërkaq, Lëvizja BESA pati deklaruar se nuk kanë dëgjuar për një iniciativë të tillë, por edhe nëse ka është e drejt legjitime dhe demokratike që të garohet në një proces zgjedhor. ASH-ja e Selës e cilësoi si “lajm të mirë” shtrirjen e tyre, duke i uruar mirëseardhje./Express/