A do t`i zëvëndësojnë robotët njerëzit pas koronavirusit?
Në kohën kur bota është e mbërthyer nga pandemia e rrezikshme, njerëzit, thotë BBC, mund ta harrojnë atë që është një kërcënim tjetër ndaj mënyrës sonë të të jetuarit: ngritja e robotëve.
Për më mirë ose më keq, robotët do të zëvendësojnë shumë njerëz në punët e tyre, thonë analistët, dhe shpërthimi i koronavirusit po e përshpejton procesin.”Njerëzit zakonisht thonë se duan një element njerëzor në bashkëveprimet e tyre, por Covid-19 po e ndryshon një perceptim të tillë“, thotë Martin Ford, një autor që ka shkruar për mënyrat se si robotët do të integrohen në ekonomi në dekadat e ardhshme. “Koronavirus do të ndryshojë preferencën e konsumatorit dhe do të hapë mundësi të reja për automatizimin,” shton ai.
Kompanitë e mëdha dhe të vogla janë duke u zgjeruar këndvështrimin mbi përdorimin e robotëve për rritjen e distancimit shoqëror dhe për të zvogëluar numrin e stafit që duhet të shkojë fizikisht në punë. Robotët po përdoren gjithashtu për të kryer role që punëtorët nuk i realizojnë dot nga shtëpia.
Gjigandi amerikan Walmart, po përdor robotë për të pastruar dyshemetë. Robotët në Korenë e Jugut masin temperaturën dhe shpërndajnë dezinfektantë për duart. Me ekspertët e shëndetit që paralajmërojnë se disa masa të distancimit social mund të vendosen ndoshta deri në vitin 2021, nuk është çudi që kërkesa për punën e robotëve të shtohet./gazetashqip/