A duhet Albin Kurti t’i vizitojë krerët e UÇK-së në Hagë? Përgjigjet avokati amerikan i Thaçit
18 maj 2022
| 21:48
Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper, ka folur rreth vizitave në Hagë ku janë duke qëndruar krerët e UÇK-së.
I pyetur se a duhet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të vizitojë Thaçin e të tjerët ai tha se nga ana njerëzore, krerët duhet të vizitohen nga të gjitha ata që kanë mundësi.
“Këto pyetje janë politike, por nga një nivel tjetër njerëzor mendoj se çdokush që mund t’i vizitojë, duhet t’i vizitojë. Janë bërë dy vjet që ata janë arrestuar, do të kalojnë edhe disa vite të tjera, besoj se nga pikëpamja njerëzore çdokush që lejohet t’i vizitojë, duhet ta bëj”, tha ai në Rubikon.