A duhet të bëhet privatizimi i pjesshëm i ‘Trepçës’?
Privatizimi i pjesshëm i kombinatit metalurgjik “Trepça”, nga përfaqësues të qeverisë në largim të Kosovës po shihet si forma më e mirë e rimëkëmbjes së kësaj ndërmarrjeje.
Por, një ide e tillë po kundërshtohet nga përfaqësuesit e punëtorëve, të cilët njëherësh janë edhe aksionarë në këtë ndërmarrje.
“Trepça” është e regjistruar si shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.
Shyqyri Sadiku, anëtar i Bordit mbikëqyrës të “Trepçës”, që përfaqëson dhe mbron të drejtat e punëtorëve të kësaj ndërmarrje, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se privatizimi i pjesshëm i Trepçës është i papranueshëm për punëtorët.
“’Trepça’ është një shoqëri aksionare dhe aksionar është 80 për qind Qeveria dhe 20 për qind punëtorët dhe se privatizimi nuk është zgjidhja më e mirë. Ne duhet t’i shterrim të gjitha mundësitë tona të brendshme. ‘Trepça’ ka nevojë për investime dhe qeveria e ka për detyrë të bëjë investime kapitale. Unë besoj që me këta njerëz që kemi ne, nuk kemi nevojë për momentin të thërrasim investitorë të huaj që të hyjnë në ‘Trepçë’. Mund të dalim nga kjo situatë ne (punëtorët) së bashku me Qeverinë. Qeveria duhet të garantojë marrjen e kredive të buta nga mekanizmat ndërkombëtarë financiar dhe ta zhvillojmë Trepçën”, ka thënë Sadiku.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/30177726.html.