A duhet të izolohen qytetarët pas kthimit nga Shqipëria?
Moti me diell gjatë kësaj fundjave joshi mijëra kosovarë që të ia mësyjnë Shqipërisë të paktën për tu relaksuar lirshëm pas masave të reja që ndërmori qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Pas mbylljes së gastronomisë dhe ndalimit të lëvizjes së qytetarëve pas orës 22:00 mijëra kosovarë kaluan fundjavën në Shqipëri.
Infeltologu Ilir Tolaj tregon nëse duhet të izolohen qytetarët që do të kthehen nga Shqipëria.
“Në Shqipëri gjendja epidemiologjike është më e mirë sesa në Kosovë atëherë si përfundim i logjikshëm edhe profesional rrjedh se nuk ka nevojë për kurrëfarë masash shtesë që të aplikohen për personat të cilët gjatë kësaj feste kanë qenë në Shqipëri”, tha Tolaj për RTV21.
“Mendoj se kishte me qenë e udhës që sa më shpejt edhe këto masa që janë këu tek ne të ndërpriten. T’iu kthehemi masave më të logjikshme dhe të fokusohemi në aspektin e imunizimit gjegjësisht sigurimit të vaksinave dhe imunizimit të qytetarëve sa më shpejt që është e mundur”, shtoi Tolaj.
Sipas vendimit të ekzekutivit të datës 5 prill, qytetarët të cilat shkuan në Shqipëri për fundjavë, nuk do të kenë nevojë për test e as për vetizolim kur të kthehen në Kosovë.