A duhet të rikthehet dënimi me vdekje në Shqipëri? Flet kryeministri Rama

17 nëntor 2021 | 11:35

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar pas thirrjes së dhjetëra njerëzve pas ngjarjes së rëndë në Fier ku është vrarë një 8-vjeçar se në Shqipëri duhet të rikthehet dënimi me vdekje.

Rama ka thënë se dënimi me vdekje nuk mund të rikthehet, pasi është një çështje civilizimi dhe ka treguar që nuk i parandalon ngjarje të tilla të rënda.

Rama ka theksuar se problem në Shqipëri nuk është legjislacioni, pasi sipas tij është më i ashpri, por papërgjegjshmëria e trupave gjykues.

“Unë e kuptoj reagimin me emocione shumë ekstreme të momentit nga një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë, por çështja e dënimit me vdekje është e adresuar kohë më parë si çështje e civilizimit tonë nga të gjitha vendet e BE-së dhe më gjerë dhe në adresimin e saj ka pasur një proces të gjatë kur janë hedhur nga vendet e para hapat e këtij dënimi, bazuar në shumë analiza apo fakte që kanë folur qartësisht që jo vetëm në aspektin moral të një shoqërie demokratike, por dhe në aspektin praktik dënimi me vdekje nuk i bën të paevitueshme ngjarje të tilla. Fatkeqësisht edhe në shoqëritë më të zhvilluar i kanë në gjirin e tyre këto qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqjet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut. Kështu që rikthimi i dënimit me vdekje nuk është as i mundur dhe as një formulë për të parandaluar të tilla ngjarje të cilat ndodhin në të gjitha shoqëritë”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se janë duke reflektuar për ndërhyrje në legjislacionin shqiptar.

“Në aspektin e kuadrit zgjedhor, Shqipëria ka të shkruar legjislacionin më të ashpër, çështja është zbatimi i tij dhe ajo që përbën një fatkeqësi për ne në shumë vite është pikërisht papërgjegjshmëria e trupave gjykues në raport me individë që kanë kryer krime deri dhe ekstreme, por edhe krime që në mos me vrasje kanë rezultuar në përdhunime dhe që janë lënë të lirë në sallën e gjyqit apo kanë marrë dënime shumë herë më të ulëta dhe më pas i kanë përsëritur duke shkaktuar dhimbje dhe plagë. Mundësia për të rishikuar legjislacionin është gjithmonë, por duhet ngritur trupi gjykues në nivelin e legjislacionit. Sfida nuk është të shkruajmë më shumë ligje, por t’i zbatojmë ato. Jemi duke reflektuar për një ndërhyrje në legjislacion që do ta përfshijmë në konsultimin kombëtar që unë kam lajmëruar ku do të pyesim popullin për një sërë çështjesh për të marrë një opinion të gjerë përtej partive për të hedhur disa hapa të guximshëm përpara”,  ka deklaruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë…