“A e di kujna i ke shkru tiketë?”, i riu në Prishtinë kanos policin
Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës.
Shkak për një kërcënim është bërë një gjobë në komunikacion.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Një person dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor.
Burimet bëjnë me dije se vetura e 37-vjeçarit ishte në mesin e automjeteve që ishin parkuar në kundërshtim me rregullat e komunikacionit, mirëpo shoferi s’u pajtua që të gjobitet nga policia.
Ai dyshohet se ka kërcënuar zyrtarin policor dhe i njëjti e ka pyetur se a e di kujt i ka vënë gjobë?
Për shkak të sjelljes së tij, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar nga hetuesit policorë.
Me urdhër të prokurorit, ndaj 37-vjeçarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Kanosje’.